Moderatorja Ilnisa Agolli ka bërë një ndryshim drastik në pamje, duke ndryshuar “look”.
Së fundmi përmes një videoje në Instagram ka treguar se ka prerë flokët, duke u dukur më tërheqëse.
Pamja e re e Ilnisës duket që është pëlqyer nga fansat e saj, të cilët kanë ripostuar në faqet e tyre fotot e moderatores.
Ilnisa ishte një ndër konkurrentet më të përfolura në shtëpinë e “BBVIP”, e cila u dashurua dhe u lidh brenda shtëpisë me Meriton Mjekiqin.
Pas daljes nga spektakli, ajo ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, ku ka mbështetur publikisht të dashurin e saj.