“E dashura më trajtoi si qen”, Albi Lushi: Tradhtia është shkak dhe pasojë

Mediale Vip

“E dashura më trajtoi si qen”, Albi Lushi: Tradhtia është shkak dhe pasojë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:32
Albi Lushi

Poeti i njohur në rrjetet sociale, Albi Lushi rrëfen në Podcastin ‘M’kujto’ të gazetares Çenkuela Hasa se si dashuria e parë e zbërtheu për të nisur krijimtarinë e tij.

Lushi shpjegon konceptin e tij për tradhtinë dhe rrëfen përse u nda nga e dashura e fundit.

E kam patur shansin të përjetoj dashurinë dhe ngushëlloj të gjithë ata që nuk e kanë provuar. Përjetimet e asaj moshe më kanë bërë të zbërthehem emocionalisht dhe artistikisht. Duhet të të godasë diçka e madhe që të kuptosh realisht se ku je. Ajo ndjenjë më ka bërë jo vetëm të bëj poezi të bukura, por edhe ta vlerësoj shumë një marrëdhënie. Nga e dashura u ndava sepse më trajtoi si qen. Tradhtia është një shkak për pasojë..”, u shpreh Albi Lushi.

Sipas Lushit, në rrjetet sociale njerëzit që shfryjnë mllef janë ata që vuajnë mungesën e dashurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat