Ish-banori i Big Brother VIP Albania prezanton partneren pas eleminimit

Mediale Vip

Ish-banori i Big Brother VIP Albania prezanton partneren pas eleminimit

Më: 23 prill 2024 Në ora: 19:13
Foto ilustrim

Pas përfundimit të aventurës së tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Lidi i është kthyer jetës së përditshme duke qenë edhe aktiv në rrjete sociale.

I eliminuar në një garë të fortë nominimi me Liamin, Lidi ka qenë i pranishëm në median sociale dhe intervista, duke u shprehur për përvojën e tij brenda lojës dhe duke ndarë pikëpamjet e tij mbi dinamikën e shtëpisë dhe konkurrentët.

Së fundmi, ish-banori ka bërë një lëvizje të papritur, duke na surprizuar të gjithëve me një zbulim të veçantë.

Image
Lidi

Në një postim në llogarinë e tij personale në Instagram, Lidi ka ndarë një fotografi romantike me partneren e tij.

Kjo është hera e parë që ai prezanton partneren e tij me publikun, duke zbuluar një anë më personale të jetës së tij jashtë shtëpisë së BBVA.

Nën këtë fotografi, ku shihen ata të dy të lumtur dhe të buzëqeshur, Lidi ka shkruar një dedikim të ëmbël: “Të dua jeta ime, me padurim pres me u pa”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat