“Për Dashni”, Donjeta dhe Ardi publikojnë himnin e dashurisë

Mediale Vip

“Për Dashni”, Donjeta dhe Ardi publikojnë himnin e dashurisë

Më: 23 prill 2024 Në ora: 22:50
Donjeta Morina dhe Ardi Gashi

Dy yjet e muzikës shqiptare, Donjeta Morina dhe Ardi Gashi, kanë lansuar projektin e përbashkët që pritet të sjellë një frymë të re në skenën muzikore.

“Për Dashni”, kanë publikuar me videoklip këngën e cila tashmë është bërë virale kudo në rrjetet sociale.

Producenti i njohur Bini Diez, i cili ka qenë pas disa prej hiteve më të mëdha shqiptare, është zgjedhur për të drejtuar produksionin e kësaj kënge.

Me një ndjenjë të mprehtë për ritme që kapin vëmendjen dhe meloditë që mbeten në mendje, Bini Diez shihet si zgjedhja ideale për të sjellë magjinë e tij në këtë bashkëpunim.

Për tekstin është përkujdesur vetë këngëtarja, videoklipi është realizuar nga BUG Production.

Ky bashkëpunim pritet jo vetëm të ndezë vëmendjen e publikut, por edhe të vendosë një standard të ri në industrinë muzikore shqipëtare, duke kombinuar inovacionin e Binit me energjinë dhe stilin unik të Donjetës dhe Ardit.

Kujtojmë se Donjeta është pothuajse gati të lansojë albumin e saj të ri, ku pritet të jetë një ngjyrim tjetër në estradën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat