U akuzua se nuk shijoi momentet intime në suitë, Romeo diskuton me Heidin

Mediale Vip

U akuzua se nuk shijoi momentet intime në suitë, Romeo diskuton me Heidin

Më: 28 prill 2024 Në ora: 09:27
Romeo dhe Heidi

Aktori Romeo Veshaj u akuzua një natë më parë, se nuk kishte shijuar momentet intime me Heidin kur ata u futën në suitë.

Gjatë spektaklit të kaluar pati shumë debate për këtë çështje, duke i thënë Romeos se ai është marrë dy ore me Julian Dedën, duke lënë të vetme Heidin brenda dhomës speciale.

Kjo bëri që të hidhen dyshime rreth raportit të tyre, por kjo nuk është pranuar nga Romoeo, i cili ka thënë se i ka shijuar ato momente.

Pas spektaklit, ai ka gjetur edhe momentin për të folur me Heidin, duke iu betuar se “ve dorën në zjarr që nuk ka qëndruar dy orë në debat me Julin”.

Heidi i tha se e bëson, por mes batutave dhe të qeshurave i tha se “ke mërzitur një princeshë”.

Pjesë nga diskutimi:

Heidi: Gjithsesi të dua shumë, se unë i di arsyet e tua. E di gjithë situatën si është në të vërtetë

Romeo: Pa lidhje, nuk e mendova fare. Më vdekshin të gjithë

Heidi: E di pra

Romeo: Mënyra si po kapeshin e minutazhin nuk më pëlqeu

Heidi: Ka ndodhur që unë kam thënë jam mëritur

Romeo: Një ore e 46 minuta këtu dhe 16 minuta atje janë 2 orë, unë nuk kam bërë dy o orë debate me Julin. Dy ora është dalja nga suitë ne të dy dhe futja ime në suitë.

Heidi: Mendon se po të gënjejnë te orët?

Romeo: Po

Heidi: Të lutem mos e hapë si muhabet. Pse po e rihap tani si muhabet?

Romeo: Ti mendon se vërtet kam bërë dy orë debat me Julin? 4 batuta 2 orë?!

Heidi: Jo

Romeo: Maksimumi gjys ore, sepse dy cigare kam pirë

Heidi: Unë të besoj ty

Romeo: Dy orë unë nuk kam bërë muhabet me Julin! Unë e vë dorën në zjarr për këtë djeg dorën. Nuk e kam me ty o rrush

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat