Sara dhe Bardhi janë martuar në fshehtësi?

Mediale Vip

Sara dhe Bardhi janë martuar në fshehtësi?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 20:37
Sara dhe Bardhi

Lajmet e bukura në showbizin shqiptar nuk kanë fund. Sidomos për çiftin Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi.

Pak javë më parë ata zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu Bardhi vendosi që t’i propozonte Sarës në emisionin “Cherry on Top”, ku u ul në gjunjë dhe Sara tha “PO”.

Tani fansat po aludojnë se ata mund të jenë martuar. Sara ka ndryshuar mbiemrin në Instagram, duke shkruar  “Sara Nikol Idrizi”, duke nxitur aludimet e publikut se çifti i kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga dyshja dhe veprimi mund të jetë nxitur thjesht nga dëshira për të patur mbiemrin e partnerit. Kush e di...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat