Elgiti një mesazh për Romeon por nuk e lë as Heidin mënjanë

Mediale Vip

Elgiti një mesazh për Romeon por nuk e lë as Heidin mënjanë

Më: 3 maj 2024 Në ora: 00:07
Elgiti dhe Romeo

Teksa banorët janë pozicionuar në living duke lexuar mesazhet e ardhura nga të afërmit, dashamirësit, shoqëria e tyre, një mesazh ka ardhur për Romeon që e ka bërë banorin të emocionohet.

Ka qenë Elgit Doda, një prej miqve më të mirë të Romeos i cili e ka surprizuar me një mesazh nëpërmjet ‘Big Love’.

Ajo çfarë u vu re në mesazh, ishte fakti që Elgiti nuk kishte ‘harruar’ të përshëndeste Heidin, partneren e Romeos.

“Bro se bën vaki dhe nuk i fik dritat e asaj shtëpie, më mirë rri aty brenda dhe mos dil më. Ke treguar që ke një zemër të madhe dhe je ai Romeo që unë njoh. Të mos flas sa më ka marrë malli se do fillojmë të qajmë të dy. Por të them që të pres sepse kemi shumë gjëra që kemi lënë përgjysmë këtu. Heidi përqafime shumë dhe për ty! Çifti më i mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat