Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Mediale Vip

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e BBVA-s?

Më: 7 maj 2024 Në ora: 17:48
Erjola

Një situatë tejet e papritur dhe qesharake ndodhi sot brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ishte Juli i cili ishte protagonist i kësaj situate i cili kapi një hardhucë në oborrin e shtëpisë dhe pas kësaj po tentonte të frikësonte banorët.

Ndonëse disa qëndruan indiferentë rreth kësaj, Erjola nuk pati të njëjtin reagim pasi u frikësua tejet shumë.

Ishte Juli i cili vraponte drejt Erjolës për ta frikësuar, pastaj kjo e fundit vrapoi duke bërtitur dhe hyri brenda si dhe e mbylli derën.

Ajo po përpiqej që me ngulm të mos lejonte Julin të hynte me hardhucën brenda.

Megjithatë, aktori nuk u ndal me kaq, ai vazhdonte përsëri ta ndiqte Erjolën brenda shtëpisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat