Justin dhe Hailey në prag të ndarjes? Nuk morën pjesë as në “Met Gala” këtë vit

Mediale Vip

Justin dhe Hailey në prag të ndarjes? Nuk morën pjesë as në “Met Gala” këtë vit

Më: 7 maj 2024 Në ora: 23:54
Justin dhe Hailey Bieber

Justin dhe Hailey Bieber zgjodhën të mos jenë pjesë e “Met Gala”-së këtë vit.

Mungesa e tyre nuk ishte befasi, pasi Justini e ka përballuar publikisht një kohë të vështirë, ndaj kjo zgjedhje ka reflektuar problemet që ato po kalojnë.

Justin ngjalli shqetësimin e mediave dhe fansave në prill duke postuar foto të tij duke qarë dhe një burim shpjegoi për Entertainment Tonight se, “Justini është përballur me disa vështirësi kohët e fundit. Ai ka kaluar një kohë të vështirë”.

“Hailey ka bërë më të mirën për të qenë aty për Justinin, por është e mërzitshme për të ta shohë atë duke luftuar”, vazhdoi burimi.

“Ata po bëjnë çmos që gjërat të funksionojnë dhe të jenë mbështetës për njëri-tjetrin. Ata janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që duhet për t’i përmirësuar gjërat.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat