Prania në podcastin e Afrona Dikës, Blero zbulon nëse janë rikthyer bashkë

Mediale Vip

Prania në podcastin e Afrona Dikës, Blero zbulon nëse janë rikthyer bashkë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 19:45
Blero/ Afrona

Blero Muharremi ka qenë së fundmi i ftuar pëtballë Afrona Dikës, në podkastin e saj, “Talk with Afrona”. Ish-çifti që u takuan pas dy vitesh mes të tjerash, folën për përfundimin e martesës së tyre, ku nuk munguan as lotët.

Në një status sot Blero shkruan se ai dhe Afrona nuk janë ribashkuar, por u bënë bashkë për një mesazh se mund të krijojnë një raport njerëzor edhe pas ndarjes.

Ai sqaron se zemra e tij i përket të dashurës së fundit nga e cila u nda pak javë më parë.

"Më duhet të qartësoj diçka.  Është keqkuptuar totalisht podcasti im me Afronën. Podcasti ka qenë me një qëllim të mirë për të dhënë një mesazh të mirë se duhet të komunikojmë gjithmonë hapur dhe pse dikur keni qenë çift dhe me ndryshu raportin në diçka të shëndetshme dhe njerëzore. Por nuk do isha i drejtë nëse do thoja se nuk ka pasur edhe një qëllim tjetër pas kësaj. E kam kuptuar se mundet edhe dikush tjetër të preket prej kësaj por nuk më ka interesuar sepse edhe ajo nuk është ndarë në mënyrën e duhur. Tani vijmë te thelbi për të cilin është shkruar ky status, që të ndalohen aludimet. Ndjenjat e mia i përkasin plotësisht personit të fundit me të cilën kam qenë në lidhje, që do të thotë "bebes". Statusi im është single."- shkruan ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat