Fermerët të “shokuar” pas hyrjes së Valerit

Mediale Vip

Fermerët të “shokuar” pas hyrjes së Valerit

Më: 10 maj 2024 Në ora: 23:31
Valeri, Xhesika dhe Bucko

Fermerët janë zënë të papërgatitur me rifutjen e Valerit në “Ferma VIP”. Xhesi e ka marrë me sportivitet, duke theksuar se për të gjithë ata që ikin nga ferma paska një shpresë për rikthim.

Ndërkohë që Buçko, personi që e eliminoi nga gara herën e parë, tha se tashmë i ka zënë krevatin dhe nuk ka aspak ndërmend t’ia lirojë.

Pjesë nga biseda:

Xhesi: Unë e kam thënë që për mua ishte shumë herët që Valeri të ikte, pasi janë personazhe të tjerë që duhet të dilnin. Valeri është një lojtar që ne ja kemi ndier mungesën këto ditë. E kam shprehur edhe në klip. Pavarësisht individit kjo ishte një surprizë e bukur.

Valeri: Unë shpresoj ta kesh të tretën.

Fjoralba: pjesë e formatit është edhe hajmalia.

Keli: Mos krijojmë keqkuptim se kush keqkuptohet shkon në Arameras. Edhe për ne ishte surprizë.

Xhesi: U gëzova se për aq kohë që kemi 12 orë që njerëzit të na rivlerësojnë, ky është shans i mirë.

Fjoralba: I shpallur dhe i vetëshpallur hero i Fermës?

Buçko: Nuk e di, nuk kam fjalë, ishte shumë e papritur.

Fjoralba: Mendon që rikthimi i Valerit do t’i përmbysë gjërat?

Buçko: Jo përkundrazi, kemi qenë shumë aktivë. Nuk e dis a do ndryshojë tani, unë i kam zënë dhe shtratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat