DJ shqiptar me famë botërore, Regard do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival 2024”

Mediale Vip

DJ shqiptar me famë botërore, Regard do të jetë pjesë e “Sunny Hill Festival 2024”

Më: 16 maj 2024 Në ora: 07:15
Regard

Muzika elektronike dhe ritmet që të ftojnë të kërcesh deri në mëngjes janë të garantuara këtë verë në Prishtinë, pasi DJ i shquar shqiptar me famë ndërkombëtare, Regard, është konfirmuar të jetë një nga talentet që do të zhvillojë një performancë në festivalin “Sunny Hill” këtë vit.

Njoftimi i festivalit në profilin zyrtar në Instagram dhe Facebook përmbante një mesazh plot entuziazëm për rikthimin e Regard në skenën e tij të atdheut.

“Gjithmonë të lumtur që DJ Regard performon në atdhe! Herën e fundit i vumë flakën skenës dhe mezi presim ta bëjmë përsëri. Shihemi se shpejti”, ishte postimi që paralajmëron një natë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e muzikës elektronike.

Regard, i cili ka arritur famë ndërkombëtare me hitet e tij si “Ride It” dhe “Secrets”, është gati t’i japë jetë festivalit “Sunny Hill”, i cili tërhoqi vëmendjen botërore që nga krijimi i tij.

Festivali “Sunny Hill” në Prishtinë do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik në lokacionin e ri të quajtur “Sunny Hill Park”, duke ofruar një përvojë edhe më të gjallë dhe të mbushur me surpriza për pjesëmarrësit.

Evenimenti mbledh së bashku artistë të talentuar nga i gjithë spektri i zhanreve muzikore, duke krijuar një ambient të veçantë ku kultura, arti dhe muzika bashkohen të krijojnë një atmosferë të paharrueshme.

Me konfirmimin e Regard, fansat e tij dhe të festivalit kanë një arsye më shumë për të mos e humbur këtë spektakël të muzikës dhe të gjithë presin me padurim të dëgjojnë setin e tij që pa dyshim do të jetë plot energji dhe argëtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat