Kendall Jenner kapet “mat” në koncertin e Bad Bunny

Mediale Vip

Kendall Jenner kapet “mat” në koncertin e Bad Bunny

Më: 19 maj 2024 Në ora: 11:12
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Kendall Jenner ka rindezur thashethemet se ajo është kthyer me Bad Bunny.

28-vjeçarja u vu re në turmë në koncertin e reperit në Orlando, Florida duke ndezur thashethemet se ata janë rikthyer së bashku pas ndarjes në dhjetor 2023.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, modelja shihet duke mbajtur një kapuç të zi, teksa kërcente gjatë koncertit.

Kjo dalje vjen më pak se dy javë pasi Jenner dhe muzikanti 30-vjeçar u panë duke flirtuar në një festë pas Met Gala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat