‘Dua një bebe’ Romeo Veshaj: ‘Në finale do të isha edhe pa Heidin...’

Mediale Vip

‘Dua një bebe’ Romeo Veshaj: ‘Në finale do të isha edhe pa Heidin...’

Më: 19 maj 2024 Në ora: 20:37
Romeo Veshaj

I ftuar në emisionin radiofonik ‘Big Brother Live nga Shtëpia’, finalisti i parë, Romeo Veshaj foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien me Heidin.

I pyetur se si do të vijojë marrëdhënia jashtë, Romeo u shpreh se donte edhe një bebe.

Nuk kam plane. Kam qejf një bebe, do të ma gëzonte zemrën një fëmijë. Përveç dashurisë që kam për Heidin do ta doja një fëmijë, kam kaluar disa etapa në jetë. Dua të gëzoj mamin, babin, dua t’i shoh me nipçe ose mbesë në krahë. Me personin e duhur është akoma më e bukur.

Gjithashtu, i pyetur nëse do të ishte në finale pa romancën me Heidin, ai u shpreh se po.

Kam pasur debate të forta me gjithsecilin. Egla më ka lënduar shumë, nuk di të ndalojë, po flas për familjen, njeriun e dashur Heidin. Edhe Graciano ka kaluar limitet, Juli...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat