A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Mediale Vip

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Më: 20 maj 2024 Në ora: 06:50
Gjiko

Bukuroshja e njohur, Elita Rudi, është rikthyer me emision të ri pas një kohe të gjatë.

Në “The Elite Way” ndër të ftuarit ka qenë edhe bashkëshorti i saj, reperi Gjiko.

Në një nga lojërat e programit, ajo ka vënë në siklet partnerin me një pyetje.

“A e ke tradhtuar gruan”, ka qenë pyetja drejtuar Gjikos.

Artisti pejan ia ktheu përgjigjen menjëherë duke thënë: “Po të kisha tradhtuar nuk do të isha këtu”.

Dyshja janë së bashku prej shumë vitesh dhe kanë dy fëmijë: Zërin dhe Botën.

Ata nuk ka dyshim se janë një nga çiftet më të pëlqyera në estradë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat