Roberti flet për arrestimin në Gjermani

Mediale Vip

Roberti flet për arrestimin në Gjermani

Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:47
Robert Aliaj

Robert Aliaj është një prej konkurrentëve më të ri të “Ferma VIP”, i cili u bë pjesë e formatit në spektaklin e fundit.

E ndërsa ditën e sotme, teksa po bisedonte me Valerin, i tregoi këtij të fundit se është arrestuar në Gjermani. Ai tha se ishte nisur drejt një ekspozite në Bruksel dhe u arrestua në Berlin.

Fermeri tregoi se nuk ia treguan arsyen e arrestimit, por qëndroi një natë në burg.

Siç rrëfeu, çdo gjë që ai kishte në valixhe ia mori policia, së bashku me paratë.

“Po shkoja në një ekspozitë në Bruksel, ku më ndaloi policia në Berlin. Edhe aty ka artistë si unë, por sërish më kërkuan të zbres nga autobusi dhe më morën në stacionin e policisë. Çdo gjë që unë kisha ma morën dhe e kalova natën në një qeli, e humba edhe ekspozitën. Të nesërmen kur erdhi shefi i policisë, si fillim akuzoi kolegët dhe u tha: Bravo keni arrestuar një artist. Unë mora zemër nga kjo, dhe në vend ta qepja gojën, thashë më keni keqtrajtuar, më keq se hebrenjtë. Nga mbrojtja, shefi i policisë m’u kthy kundër dhe më tha që ti mund të hysh në burg për këtë deklaratë. Unë nuk heshta, por i thashë se nuk po gënjej dhe se në të vërtetë më arrsestuat pa arsye, po flas nga ato që kam lexuar dhe ju më keni keqtrajtuar. Më flakën nga stacioni i policisë, as paratë s’më dhanë, por vetëm një biletë autobusi për në Bruksel”, tregoi Roberti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat