Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i “Lori Caffe”

Mediale Vip

Provokuese dhe plot energji, Rike Roçi bëhet imazhi i ri i “Lori Caffe”

Më: 20 maj 2024 Në ora: 13:51
Rike Roçi

Pas një rrugëtimi të mbushur me emocione dhe sfida në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Rike Roçi ka rikthyer vëmendjen tek karriera e saj si modele.

E kërkuar mes Italisë dhe Shqipërisë, Rike tashmë po shkëlqen në rrjete sociale, ku aktiviteti i saj ka qenë i pandërprerë dhe gjithnjë në qendër të vëmendjes.

Por surpriza e vërtetë ka ardhur me zbulimin e fundit që ka bërë bujë në mediat rozë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Loricaffè (@lori_caffe)

Rike Roçi, pas një kohe të gjatë duke ruajtur diskrecion rreth projekteve të reja, është shpallur fytyra e re e “Lori-Caffé”.

Kompania prestigjioze e kafesë ka zgjedhur modelen e njohur për të promovuar linjën e saj të re të kafetë të ftohta në kanaçe.

Spoti reklamues tregon Riken në një version më provokues dhe seksi se kurrë më parë.

Shfaqet në një palë bikini të guximshme që theksojnë dekoltenë e saj dhe pantallona të shkurtra, ndërsa bën për vete shikuesin me prezencën e saj të fuqishme.

Skena të mrekullueshme të reklamës së re sjellin Riken përballë akujve të mëdha të cilët fshehin brenda tyre kanaçet me kafe të ftohtë.

Me një stil të sigurt dhe tërheqës, ajo është e përkushtuar në misionin e saj për të ‘thyer akullin’, duke e bërë produktin edhe më të dëshirueshëm për konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat