Vidhet shtëpia e Getoar Selimit në Tiranë

Mediale Vip

Vidhet shtëpia e Getoar Selimit në Tiranë

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 16:45
Marina Vjollca, Getoar Selimi

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtëpinë që ka në Tiranë këngëtari nga Kosova Getoar Selimi. Aty ai jeton së bashku me prezantuesen e njohur Marina Vjollca.

Mësohet se hajdutët kanë arritur të marrin një orë që kushton 35 mijë euro. Burimet thanë për gazetën se dy të arrestuarit janë të moshës 17 dhe 20 vjeç.17 vjeçar me inicialet D.K, mësohet se është autori i grabitjes. Ai ka arritur të futet në banesën e këngëtarit dhe ka marrë orën, të cilën

më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20-­vjeçarit Mërgim Lala. Mësohet se ora është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 20­-vjeçarit. Dy të arrestuarit janë nga Kamza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat