Labi zbulon shumën që ka mbledhur për shqiptarët e Maqedonisë

Mediale Vip

Labi zbulon shumën që ka mbledhur për shqiptarët e Maqedonisë

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 21:03
Labinot Tahiri

Labinot Tahiri ditë më parë ka marrë një aksion për të ndihmuar shqiptarët në Maqedoni.

Këngëtari kishte premtuar se do ti mbledh dhjetë mijë euro, në mënyrë që ato më pas të ndahen për familjarët në nevojë.

Por, Labi tregon se deri më tani ka tubuar rreth tremijë euro dhe kërkon që përshpejtohet procesi në dhurimin e parave.

“Deri më tani janë mbledhur mbi 2800 euro dhe iu kërkoj që të mobilohen të gjithë sëbashku për ti ndihmuar shqiptarët e Maqedonisë”, ka thënë ndër të tjerash përmes një video të publikuar në Facebook, Labi.

Kujtojmë se si pasojë e vërshimeve pas rreshjeve atmosferike, kanë vdekur 22 persona dhe janë dëmtuar shumë shtëpi në rrethinën e Shkupit dhe Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat