‘Bonbon’ po transmetohet edhe në radiot e Londrës

Mediale Vip

‘Bonbon’ po transmetohet edhe në radiot e Londrës

Më: 14 gusht 2016 Në ora: 18:33
Era Istrefi

Kënga 'Bon bon' e cila e bëri Erën aq të njohur në shumë vende të botës, po dëgjohet edhe në radiot e Londrës.

Kjo e dëshmon se ky është vetëm fillimi për këngëtaren shqiptare me famë botërore, Era Istrefin kënga e së cilës ka rrëmbyer zemrat e shumë adhuruesve.

Se ‘Bon bon’ po dëgjohet edhe në radion ‘Kiss Fresh’ të Londrës e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Britani, Lirim Greiçevci, i cili përkrah një fotografie ka shkruar:

‘Kënaqësi ta shohësh edhe një artiste kosovare që po bën emër në arenën ndërkombëtare të muzikës. Era Istrefi me këngën “Bonbon” në radion KISS FRESH të Londrës sot’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat