Elvana Gjata ngatërron keq Sali Berishën, ai ja hedh fajin Ramës

Mediale Vip

Elvana Gjata ngatërron keq Sali Berishën, ai ja hedh fajin Ramës

Më: 31 gusht 2016 Në ora: 18:23
Sali Berisha & Elvana Gjata & Edi Rama

Në profilin e ish-kryeministrit Berisha në Facebook mund të gjesh pafund postime denoncuese, si dhe akuza të forta ndaj kryeministrit Rama.

Para një ore, Berisha ka postuar një foto ku shfaqet një tren i lyer i tëri me ngjyrë lejla dhe shkruan: “Tani Partia Socialiste ka dhe trenin e vet mavri! sb”.

Kaq ka mjaftuar që komentuesit të fillojnë akuzat kundër qeverisë.

Ajo që Berisha dhe komentuesit e tij nuk dinë është se ky tren është lyer i tëri me ngjyrë lejla jo nga Partia Socialiste apo Siçiliste, siç e quan së fundmi ish-lideri demokrat, por nga Elvana Gjata.

Burime pranë artistes kanë bërë të ditur për Blitz.al se ajo e ka përdorur këtë tren për videoklipin e saj më të ri, që pritet të publikohet në shtator të këtij viti, në bashkëpunim me Capital T. “Lejla” titullohet bashkëpunimi dhe është kjo arsyeja se pse treni ka atë ngjyrë.

Një përgjigje për pyetjen “Pse lejla?” na e ka dhënë vetë Elvana në një postim në Instagram, ku thotë se kjo është ngjyra e besnikërisë, e pasurisë, e luksit, e pasionit, e romancës dhe e ndjeshmërisë. Një përgjigje më të plotë do ta marrim kur të shohim klipin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat