Sami Yusuf mblodhi mijëra fansa sonte në Shkup

Mediale Vip

Sami Yusuf mblodhi mijëra fansa sonte në Shkup

Më: 3 shtator 2016 Në ora: 23:00
Sami Yusuf

Artisti i njohur anglez me origjinë azerbajxhanase Sami Yusuf, ka performuar sonte për fansat e tij në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup.

Sami Yusuf, përpara mijëra fansave të tij në stadiumin "Filipi i Dytë" këndoi ilahitë e tij më të njohura. Ndërkohë që publiku ka kënduar bashkë me të një pjesë të mirë të ilahive.

 Në një fjalim të shkurtër para se të fillonte këndimin e ilative, Yusuf krahasoi veten e tij me vendet e Ballkanit, ku sipas tij grupe të ndryshme etnike, besimet, kulturat dhe tradita jetojnë në harmoni me njëra-tjetrën. 

 Artisti e nisi koncertin e tij me ilahinë "Muhammed" dhe krahas ilahive të tij të vjetra ai performoi pjesë edhe nga albumi i tij i ri ''Barakah''.

 Me 10 instrumente të ndryshëm muzikorë Sami Yusufi i cili këndon ilahi në 6 gjuhë të botës në koncertin e Shkupit këndoi disa ilahi në gjuhën arabe, turke dhe angleze.

Ndërsa gjatë qëndrimit të tij në Shkup, dje dhe sot, ai ka vizituar edhe shtëpinë muze të Nënës Terezë. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat