Majkut i vidhet vetura?

Mediale Vip

Majkut i vidhet vetura?

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 09:59
Majku

Këngëtari Majk ka pasur suksese gjatë verës me publikimin e këngëve të reja duke u bërë hit. Mirëpo me veturën e tij të re të tipit Audi Q-5 të cilën nuk ka kohë shumë që e ka blerë nuk i ka shkuar si duhet.

Persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e parkuar para banese. Ai tashmë ka mbetur pa veturën e re, e cila në treg ka një çmim prej diku 20 mijë euro.

Ditë më parë i është vjedhur vetura Audi Q-5 e parkuar para banese.

Edhe Policia e Kosovës ka konfirmuar vjedhjen e veturës së këngëtarit Majk, të cilët janë në kërkim të personave tashmë të panjohur dhe duke hetuar rastin.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e tij e tipit Audi Q-5 me targa vendore. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orës të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat