Aktori Fallon luan me flokët e Trump

Mediale Vip

Aktori Fallon luan me flokët e Trump

Më: 16 shtator 2016 Në ora: 10:47
Donald Trump, Jimmy Fallon

Prezantuesi dhe aktori i famshëm amerikan Jimmy Fallon në shfaqjen e tij në kanalin NBC mundi që të prekë dhe jo vetëm kaq, flokët e verdhe të Donald Trump, një prej tipareve më të njohura të biznesmenit politikan.

Fallon, i tha Trump-it se së shpejti mund të jetë presidenti i SHBA dhe meqë kjo s’ka ndodhur ende i kërkoi të bëjë diçka jo presidenciale. Donald Trump i shkoi pas lojës së aktorit dhe megjithëse shprehu dyshime, pranoi të dëgjonte kërkesë. Fallon, mes duartrokitjeve të shumta të publikut i kërkoi kandidatit republikan për presidencën që t’i prishte modelin e flokëve.

“Mund ta bësh, por shpresoj që njerëzit që më presin në mitingun në Nju Hempshair ta kuptojnë këtë”, deklaroi miliarderi.

Jimmy Fallon nuk pyeti për herë të dytë dhe menjëherë zgjati dorën dhe ngatërroi flokët e Trump, të cilat shpesh herë kanë qenë në qendër të vëmendjes mbase edhe më shumë se oferta e tij politike.

Megjithëse Trump tentoi, nuk mundi që ti kthente flokët e tij në gjendjen e mëparshme. Siç duket, ndërsa zgjedhjet në SHBA afrohen, kandidatët mendojnë se gjithçka vlen për të grumbulluar sa më shumë vota.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat