Suada Sherifi: Ja takimi i parë me vajzën time Dejzi

Mediale Vip

Suada Sherifi: Ja takimi i parë me vajzën time Dejzi

Më: 17 shtator 2016 Në ora: 12:28
Suada Sherif

Po përjeton emocionin më të bukur që mund të provojë një femër, atë të mëmësisë.

Suada Sherifi ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, të cilën e ka quajtur Dejzi. Modelja, vetëm 24 orë pas lindjes ndan emocionet që ka përjetuar, vështirësitë e të qenit nënë dhe planet për martesë. “Nuk mendoja se do të më ndillte këtë lloj emocioni momenti i parë i takimit. Tani e ndjej tamam, sepse gjatë shtatzënisë mendoja se do isha më imune ndaj këtij momenti, por jo, absolutisht. Kam disa ndjesi shumë të bukura”, tregon Suada, ndërsa pranon se përpos lumturisë së madhe që të sjell ky moment nuk mungojnë edhe vështirësitë. “Është e frikshme, nuk më kishin lajmëruar për vështirësitë e operacionit, me thoshin që është i lehtë, por jo”, pohon modelja, e cila edhe pse dëshironte një familje të madhe me katër fëmijë, tashmë mendon të bëj vetëm dy.

Suada je bërë nënë… Kaluan shpejt nëntë muaj?

Nuk janë tamam nëntë muaj, pasi vajza erdhi më përpara, nuk duronte dot. Megjithatë gjithçka ka shkuar shumë mirë.

Je e emocionuar?

Nuk mendoja se do të më ndillte këtë lloj emocioni momenti i parë i takimit. Tani e ndjej tamam, sepse gjatë shtatzënisë mendoja se do isha më imune ndaj këtij momenti, por jo, absolutisht. Kam disa ndjesi shumë të bukura.

E keni zgjedhur emrin?

Po, e kemi quajtur Dejzi dhe ka lindur 2 kilogram e 700 gram. 

Kishe preferenca për gjininë? E doje vajzë?

Patjetër. Doja shumë të ishte vajzë dhe jam shumë e lumtur që jam bërë me vajzë. Edhe nëse do të ishte djalë lumturia e njëjtë do të ishte, por është normale që vajzat duan vajza ndërsa djemtë djem. 

Partneri si e ka përjetuar atësinë?

Normalisht edhe ai është shumë i lumtur, e kemi përjetuar të dy njëlloj. Jemi shumë të lumtur, është një mrekulli.Të rritësh fëmijë është normalisht përgjegjësi. 

Jeni frikësuar?

Jo, sepse ne e prisnim, ne e bëmë me vetëdije, ishim të përgatitur, nuk erdhi surprizë në jetën tonë. Ne po e kërkonim një fëmijë. U bëtë prindër, por ende nuk keni bërë një ceremoni martesore. 

Planifikoni të realizoni diçka tani?

Po, e kemi menduar, por jo tani. Mendojmë ta bëjmë më vonë një ceremoni sepse më pëlqen shumë që të jetë edhe vajza në ditën tonë të madhe. 

Zakonisht baballarët duan më shumë djemtë. E kishte problem partneri yt që ishte vajzë?

Në fillim në fakt thoshte mund të jetë djalë dhe shpresoi më gjatë se sa duhej. Edhe pse doktoresha na tha që prisnim një vajzë, ai ende shpresonte të bëheshim me djalë. Pastaj me kohën u bind që ishte vajzë.

Ke vetëm 24 orë që je bërë nënë. Është e vështirë?

E kam pasur pak të vështirë sepse për mua ishte hera e parë që hyja në një operacion, mu duk pak e frikshme, megjithatë e kam marrë veten shumë mirë. Dita e parë është e vështirë.

Sa fëmijë dëshiron Suada?

Përpara se të vinte Dejzi dëshiroja katër fëmijë, por tani e kam ulur, e kam bërë vetëm dy (qesh).

Çfarë ndikoi?

Është e frikshme, nuk më kishin lajmëruar për vështirësitë e operacionit, me thoshin që është i lehtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat