Berisha: Ja si më duket nusja e re

Mediale Vip

Berisha: Ja si më duket nusja e re

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 00:37
Sali Berisha Armina Mevlani

Sali Berisha i ftuar sot në emisionin e ri të Ermal Mamaqit “Xing me Ermalin”, është pyetur se si i duket nusja e re.

“Nusja e re si ju duket? A është nikoqire? Çohet para vjehrrit?” e ka pyetur humoristi ish Kryeministrin e Shqipërisë.

Mes të qeshurash Berisha është përgjigjur:”Së pari jetojnë në shtëpinë e tyre.Së dyti janë në periudhë bashkëjetese por po ecin drejt finalizimit”.

“E ke penguar?” e ka pyetur Ermali.

“Jo absolutisht! Respektoj zgjidhjen e djalit tim dhe të saj”, ka vazhduar deputeti demokrat.

Në fund, Ermali përshëndet Arminën duke shtuar se ajo i kishte premtuar 1 mijë Euro nëse do ja bënte një pyetje të tillë Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat