Bleona zbulon arsyen përse u rikthye

Mediale Vip

Bleona zbulon arsyen përse u rikthye

Më: 25 shtator 2016 Në ora: 16:59
Bleona Qereti

Sa herë përmendet emri i saj është e madhe edhe zhurma pas, sepse çdo gjë që bën dhe thotë Bleona përbën lajm.

Por përkundër të gjitha lajmeve të fundit të artistes, këtë herë Bleona është rikthyer vetëm për punë dhe për një borxh ndaj publikut të saj. 

E ftuar në Prive, artistja shqiptare ka rrëfyer më shumë për projektin e ri muzikor, i cili do të jetë krejtësisht në gjuhën shqipe, i punuar nga artistë shqiptarë, një ekip shqiptar që kanë filluar punën prej kohësh: “Unë sa herë vij këtu më kap nostalgjia për të gjithë fansat e mi. Kam gjithë vitin që mendohem. Do bëhem, do bëhem. 

Do ta bëj shqip apo do ta bëj anglisht. Mendoj që në këtë pikë të karrierës sime, ua kam borxh fansave të mi një këngë shqip”, – tregon Bleona, e cila shton se kjo nuk do të thotë që ajo do t’i ndalë përpjektet për të çfarë në tregun e huaj muzikor, ashtu si? ka bërë deri tani, por pse të mos i imponohet edhe atij tregu muzika shqiptare? Puna për projektin e ri ka nisur me një prej studiove më të mira muzikore me producent “Big Bang” dhe për momentin Bleona po bën edhe një fotosesion që do të shoqërojë projektin.

E sigurt për suksesin e tij, Bleona tregon se në këtë fazë artistike në të cilën ka arritur kërkon më të mirën nga vetja. Duke u kthyer me muzikë shqip, me koncerte shqip, për Bleonën, përveç borxh ndaj fansave, është edhe një qëllim më vete për ta promovuar muzikën, kulturën dhe gjithçka shqiptare nëpër botë: “Do të kthehem me muzikë shqip, me koncerte shqip, me foto shqip…. 

Pse të mos dëgjohet muzikë shqip edhe në Amerikë?” – tregon Bleona duke theksuar se ky moment në karrierën e saj muzikore është një pikë e rëndësishme kthese: “çdo gjë që do bëj tani e tutje ka me pas një kuptim dhe ka me pas një kuptim shumë, shumë, shumë të madh.” 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat