Fatos dhe Xhoana Nano “kapen” në një lokal në Tiranë

Mediale Vip

Fatos dhe Xhoana Nano “kapen” në një lokal në Tiranë

Më: 29 shtator 2016 Në ora: 20:13
Fatos Nano, Xhoana Nano

Ndërsa u panë në korrik duke pushuar në Greqi, së fundmi çifti shikohet në Tiranë.

Ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana janë të pandarë, është e vështirë të shikosh njërin prej tyre në një vend dhe të mungojë tjetri.

Pas largimit nga skena politike, çifti u zhvendos në Austri, për të bërë një jetë mes Tiranës dhe Vjenës. Së fundmi, më 15 shtator, ata u dalluan teksa shijonin mesditën në një prej lokaleve të ndodhur në qendër të Tiranës.

Në foton e publikuar nga “Iconstyle”, Fatos dhe Xhoana Nano u dalluan në lokalin e ndodhur në ndërtesën 23 katëshe. Sipas burimit të “Iconstyle”, çifti Nano nuk ndodhej vetëm, por ishte i shoqëruar në tavolinë edhe nga pronari i lokalit ku gjendeshin.

Ata u panë të veshur “casual”, Fatos Nano me një këmishë të bardhë, ndërsa Xhoana një bluzë të kuqe, teksa tymoste edhe cigare.

Ndoshta vizita e Fatos Nanos “fsheh” një qëllim, duke marrë parasysh faktin që vitin e ardhshëm vendi do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të përgjithshme.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat