Komentet e Tupac-ut të 1992 për Trumpin janë aktuale edhe sot

Mediale Vip

Komentet e Tupac-ut të 1992 për Trumpin janë aktuale edhe sot

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 17:53
Tupac Shakur

Tupac Shakur është cilësuar shpesh si njëri ndër reperët më të mirë të të gjitha kohërave, por shumë njerëz janë “lidhur” me të për shkak të kontributit të tij me bisedat që i bënte jashtë muzikës.

Ai asnjëherë nuk ka nguruar të flasë rreth politikës dhe çështjeve sociale, dhe këtë e bënte gjithmonë me një nivel pasioni dhe inteligjence që e bënte të pamundur të injorohej. Kur ai fliste, njerëzit e dëgjonin.

Në këtë intervistë të pa transmetuar të MTV-së të viti 1992, Pac foli për lakminë, racën, Donald Trump dhe problemet amerikane të lidhura me pabarazinë e pasurisë.

Është pothuajse e frikshme të shikosh dhe kuptosh se sa pak ka ndryshuar.

“Të gjithë e kanë mësuar këtë. Do të jesh i suksesshëm? Do të jesh si Trump? Më jep më jep më jep, shtyp, shtyp, shtyp. Kështu është e gjitha… Ka shumë para këtu. Askush nuk do të duhej të fitonte lotari për 36 milionë dollarë derisa kemi njerëz të uritur nëpër rrugë”.

“Kjo nuk është idealiste, kjo është reale. Kjo është budallallëk… Nuk ekziston asnjë mënyrë që këta njerëz duhet të zotërojnë aeroplanë derisa ka njerëz që nuk kanë as shtëpi”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat