Befason Miley Cyrus: “Nuk e kuptoja gjininë dhe seksualitetin tim”

Mediale Vip

Befason Miley Cyrus: “Nuk e kuptoja gjininë dhe seksualitetin tim”

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 08:50
Miley Cyrus

Miley Cyrus ka folur haptazi në lidhje me seksualitetin e saj dhe zbuloi se ajo i shmangu që në moshë të re etiketat gjinore, duke mos kuptuar kështu gjininë.

Këngëtarja 23 vjecare tha se ajo u bë e vetëdijshme për orientimin e saj seksual në mes të moshës 10 dhe 12 vjec, pak para se të fillonte serialin Hannah Montana, dhe zbuloi se marrëdhënia e saj e parë ka qenë me një femër.

Ish ylli i Disney përshkroi momentin kur ajo kuptoi se ishte panseksuale dhe realizoi se ajo nuk përshtatej dot me një gjini të caktuar, duke shpjeguar se kishte gjithmonë ndjenja në mënyrë të barabartë për të dyja gjinitë.

Panseksual do të thotë të mos jesh i limituar në zgjedhjen seksuale në lidhje me seksin biologjik, gjininë apo identitetin gjinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat