Tom Jones: Muzika po më shpëton jetën

Mediale Vip

Tom Jones: Muzika po më shpëton jetën

Më: 20 tetor 2016 Në ora: 15:49
Tom Jones

Ai ka kaluar një vit të vështirë duke qenë se humbi gruan e tij Linda nga kanceri.

Por Tom Jones, 76 vjeç, është rikthyer të bëjë atë që bën më mirë: të zbavisë kombin.

Këngëtari tha se muzika poi  shpëtonte jetën.

Duke folur për The Sun në pritje të fillimit të spektaklit muzikor The Voice në Manchester, Tom tha: “Kisha kohë që isha tërhequr nga skena. Hapi i parë ishte i madh. Tani e kuptoj se muzika po më shpëton jetën”. “Kur më vdiq gruaja, nuk e dija nëse do të isha i aftë të këndoja sërish. Ishte një moment shkatërrues për mua. Sa më shumë i zënë të jem, aq më mirë ndihem” tha legjenda e muzikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat