Skandalet seksuale të Trump-it prekin edhe vajzën e tij

Mediale Vip

Skandalet seksuale të Trump-it prekin edhe vajzën e tij

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 11:00
Ivanka Trump

Vajza e kandidatit republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump, duket se ka shijuar një paradite të veçantë së bashku me fëmijët dhe bashkëshortin e saj 35 vjeçar, Jared Kushner. Çifti së bashku me tre fëmijët  u fotografuan teksa dilnin nga shtëpia e tyre në Park Avenue në New York, ndërsa ishin të rrethuar nga rojet e sigurimit.

Ivanka  u shfaq mjaft në formë e veshur me një pallto ngjyre gështenjë, të cilën e kishte kombinuar me një palë këpuce me ngjyrë të njëjtë.

Ndërsa, Daily Mail raporton se skandalet seksuale të babit të saj kanë prekur së fundi edhe kompaninë e veshjeve të 35vjeçare, ‘Collection Ivanka Trump’

Shumë gra kanë protestuar përmes rrjeteve duke kërkuar që rrjetet e dyqaneve si Nordstrom dhe Macy-së, të ndalojnë shitjen e ‘Collection Ivanka Trump’.

Kjo për shkak të mbështetjes së saj të vazhdueshme ndaj  babait, pavarësisht  akuzave ndaj tij për ngacmimit seksual.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat