Leonora martohet së shpejti?!

Mediale Vip

Leonora martohet së shpejti?!

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 07:20
Leonora Jakupi

Leonora Jakupi ka pranuar se është në një lidhje dashurie.

Ajo në emisionin Top Show në Top Channel pranoi se ka një romancë, duke thënë se nuk e di nëse do të ketë një martesë në një afat më të shkurtër kohor.

Leonora deklaroi se personi nuk është publik dhe nuk është i njohur.

Në pyetjen se si është njoftuar me të dashurin e saj, ajo thotë se nuk duhet shumë për të impresionuar një femër.

“Nuk duhet shumë për të impresionuar një femër. Ai sigurisht se ka ditë me folë. Më pëlqen komunikimi”, u shpreh Leonora.

Ndryshe Leonora shtoi se ajo nuk e shijoi rininë e saj, pasi që i ka rënë bara e familjes së saj, pasi ia vranë babain.

Ajo thotë se nuk del në klube të natës dhe lokale dhe se lidhja nuk është një gjë që ndikon në këtë fakt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat