Trump vs Clinton, ja cilin e përkrah Rita Ora

Mediale Vip

Trump vs Clinton, ja cilin e përkrah Rita Ora

Nga: A.Zh Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 08:52
Trump, Clinton

Sot në SHBA po mbahen zgjedhjet presidenciale.

Deri më tani kemi parë shumë yje të Hollivudit teksa kanë dalë hapur në mbështetje të kandidates demokrate Hillary Clinton, e cila rival ka republikanin Donald Trump.

Përmes një fotografie të publikuar në Snapchat, thirrje për votë pro Clinton-it ka bërë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, shkruan Bota Sot.

Ylli 25-vjeçar ka kërkuar nga të gjithë ata që kanë të drejtë vote në SHBA, për ta votuar Demokraten Hillary Clinton./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat