Stevie Wonder: Të votosh për Trump është njësoj sikur të më japësh mua patent shoferin

Mediale Vip

Stevie Wonder: Të votosh për Trump është njësoj sikur të më japësh mua patent shoferin

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 10:53
Stevie Wonder, Donald Trump

Ikona e muzikës Stevie Wonder gjatë një interviste ka treguar se vota e tij do të shkojë për Hillary Clinton.

“Nëse do të kishit një emergjencë dhe duhet të shkonit në spital a do të më merrnit mua si një shofer? Jo sepse unë nuk jam shofer me përvojë. Pra, unë besoj sese Hillary është një person me përvojë në qeveri. Ajo është pikërisht personi që unë dua të jetë udhëheqës i kombit”- ka thënë ai.

Wonder ka kritikuar Trump për komentet negative që ka bërë për femrat madje ka thënë se ai nuk donte të kalonte vitet e fundit të jetës së tij në një vend pesimist.

“Kjo nuk është një shfaqje, është jeta e vërtetë. Unë kam besuar se Amerika është e madhe, me Clinton ne kemi për ta bërë atë më të madhe”.- ka përfunduar fituesi i 25 çmimeve Grammy.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat