Snoop Dogg: Pas 09.11, 11.09 dita tjetër më e keqe në histori të SHBA-së

Mediale Vip

Snoop Dogg: Pas 09.11, 11.09 dita tjetër më e keqe në histori të SHBA-së

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 14:03
Snoop Dogg

Legjenda e hip hopit amerikan, Snoop Dogg, aspak nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Reperi në një postim në Instagram ka cilësuar ditën e zgjedhjes së Donald Trump për president të SHBA-së si ditën më të keqe në histori për amerikanët pas 11 shtatorit.

“Dita më e keqe në amerikë, 11 shtatori. Dita e dytë më e keqe në Amerikë, 09.11 (nëntori)”, u shpreh Snoop në postimin e tij.

Snoop Dogg ka qenë një prej yjeve më të zëshme në përkrahje të Hillary Clinton.

Ai nuk ka përkrahur politikat agresive dhe raciste të Donald Trump, ani pse është kritikuar nga komentuesit e tij fansa, votues të Trump. 

 

A photo posted by snoopdogg (@snoopdogg) on

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat