Si u takuan dhe sa kushtoi unaza e fejesës, historia interesante e çiftit Trump

Mediale Vip

Si u takuan dhe sa kushtoi unaza e fejesës, historia interesante e çiftit Trump

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 12:27
Donald Trump dhe gruaja e tij, Melania

Melania Trump është Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, gruaja e tretë e Donald Trumpit dhe nëna e djalit të tyre dhjetëvjeçar, Barron William Trump.

E lindur si Melania Knauss, ish-modelja 45 vjeçare u takua me miliarderin në një event mode në vitin 1998, kur ai ishte akoma i martuar me gruan e dytë, Marla Maples.

Në atë kohë ajo ishte 28 vjeçe kur e takoi bashkëshortin e saj, 24 vjet më të madh. Perveçse që ishte i martuar, në atë brëmje ishte me një tjetër femër, por ai vazhdoi t’ia kërkonte numrin Melanias.

Dhe madje e kishte dërguar femrën që e shoqëronte në tualet që t’ia merrte numrin e telefonit bukuroshes.

Trump u shkurorëzua nga gruaja e dytë në vitin 1999, ndërsa në vitin 2004, i propozoi Melanias me një unazë diamanti me vlerë dy milionë dollarë.

Çifti u martua në vitin 2005 në një ceremoni në Palm Beach, ku morën pjesë 350 të ftuar, mes tyre edhe , Hillary Clinton, me burrin e saj, Bill.

Fustani që kishte veshur nusja ishte i Diorit dhe kushtonte 100 mijë dollarë. Fustani kishte 1.500 kristale dhe ishin nevojitur 550 orë për t’u krijuar.

Megjithatë, ajo nuk mund të ecte me të dhe shumë shpejt e ndërroi duke veshur një fustan të Vera Wang.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat