Robert De Niro: Tani s’mund ta grushtoj Donald Trumpin

Mediale Vip

Robert De Niro: Tani s’mund ta grushtoj Donald Trumpin

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 14:12
Robert De Niro

Aktori i famshëm amerikan, Robert De Niro, i tronditi dhe mahniti adhuruesit e vet kur e quajti budalla Donald Trumpin, dhe tha se do ta grushtonte në fytyrë – ama tani De Niro është detyruar të bëjë kthesen e madhe.

Tash, Trump është president i sapo zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, dhe De Niro e ka pranuar se nuk mund ta grushtojë më të sapo zgjedhurin president.

De Niro tha në emisionin e Jimmy Kimmel se tani i duhet ta respektojë faktin se Trump është president i Amerikës.

Kimmel e pyeti De Niron nëse ende do ta grushtonte Trumpin në fytyrë.

Ai u përgjigj: “S’mund ta bëj tanimë, ai është president tash.”

De Niro edhe publikisht ka qenë kundër zgjedhjes së Trumpit president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat