Në lot pas humbjes së Clinton, Miley Cyrus: Trump trajtoji njerëzit me respekt

Mediale Vip

Në lot pas humbjes së Clinton, Miley Cyrus: Trump trajtoji njerëzit me respekt

Më: 10 nëntor 2016 Në ora: 20:31
Miley Cyrus

Ajo ka qënë një mbështetëse vokale e kandidates demokrate në zgjedhjet presidenciale dhe madje ka bërë edhe vetë fushatë për të, kështu që Miley Cyrus është zgjuar e dëshpëruar me rezultatin mëngjesin e djeshëm.

Këngëtarja ka publikuar një video në Facebook ku shfaqet duke qarë për humbjen e Hillary Clinton.

“Ende mendoj që në jetën e saj ajo e meritonte të ishte Presidentja e parë femër në SHBA dhe kjo më bën kaq të trishtuar. Do doja shumë që ajo ta kishte mundësinë sepse ka luftuar kaq gjatë dhe sepse e besoj kur thotë se e do vendin e saj.Ajo i ka dedikuar jetën e saj këtij vendi për ta bërë më të mirë.Ne njerëzit e lumtur duhet t’i pranojmë të gjithë për atë që janë. Kështu që Donald Trump, unë të pranoj ty.Por të lutem trajtoji njerëzit me dashuri, dhembshuri dhe respekt dhe unë do bëj të njëjtën gjë me ty”, tha ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat