Jennifer Lawrence letër inkurajuese fansave: Për fitoren e Trump nuk duhet fajësuar askush

Mediale Vip

Jennifer Lawrence letër inkurajuese fansave: Për fitoren e Trump nuk duhet fajësuar askush

Më: 11 nëntor 2016 Në ora: 13:53
Aktorja Jennifer Lawrence

Aktorja Jennifer Lawrence, ka shkruar një letër fansave pas zgjedhjes së Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Përmes kësaj letre ajo inkurajon fansat të saj amerikan që pavarësisht rezultatit të këtyre zgjedhjeve të qëndrojnë të fortë.

“A është ky një realitet i zymtë? Nuk ja vlen sa shumë mundohesh e sa e kualifikuar je, pasi në fund të ditës, nuk je një burrë? A është kjo çfarë kemi mësuar?”.

“Ky vend u themelua mbi emigracionin dhe sot të vetmit njerëz që ndihen të sigurtë, që të drejtat e tyre janë njohur dhe respektuar janë burrat e bardhë. Dua të jem pozitive: Duhet të mbështesim demokracinë tonë, por çfarë kemi mësuar nga kjo? Është një pyetje vërtetë që duhet t’ia bëjmë të gjithë vetes tonë. Nuk duhet ta fajsojmë askënd, neve nuk na duhen trazirat në rrugë”, ka thënë Lawrence.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat