Të gjithë kundër Oprah

Mediale Vip

Të gjithë kundër Oprah

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 11:02
Donald Trump, Barack Obama

Njerëzit e famshëm kanë dalë kundra Oprah Winfrey pasi ajo shprehu shpresën e saj për Trump në prag të zgjedhjeve.

Ajo postoi në Twitter një foto të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, me presidentin Barack Obama, me diçiturën “Të gjithë të marrim frymë thellë. Shpresa jeton”.

Ajo tha se e sheh takimin mes Obamës dhe Trump si “dhënie shprese”. Por postimi i saj u kritikua nga mijëra fansa në rrjetet sociale, dhe një sërë njerëzish të njohur që kundërshtuan deklaratën e saj.  

Aktori Patton Oswalt, një mbështetës i njohur i Hillary Clinton dhe kundërshtues i Trump, shkruan: Oprah ca dreqin...? Kjo nuk është një nga gjërat e mia të preferuara”.

Heather Matarazzo shkruan: 'Oprah, ti merr frymë thellë dhe mbaje pak teksa ne të tjerët tani po luftojmë për jetët tona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat