Genc Prelvukaj parashikon presidentin e radhës të SHBA pas Donald Trump

Mediale Vip

Genc Prelvukaj parashikon presidentin e radhës të SHBA pas Donald Trump

Më: 19 nëntor 2016 Në ora: 20:31
Genc Prelvukaj

Nëse pas Trump-it jeni kuriozë të dini se cili do të jetë presidenti i radhës në Amerikë, harrojeni Nostradamusin dhe parashikimet e tij.

Genc Prelvukaj do të bëjë orakullin për ju, duke ju sjellë kreun e 46-të të Amerikës dhe ai do te jetë as më pak dhe as më shumë se... Amber Rose.

Kjo nëse i referohemi teksteve të këngëve të tij "Le për mu mama", "Mandarine" dhe "Shake it". Ka mjaftuar përmendja e Obamës dhe Trump-it në dy të parat për të bërë supozimin e radhës në "Shake it" ku këngëtari përmend emrin e modeles së njohur. Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, ish i dashuri i Amber Rose, Kanye West, deklaroi se do të kandidonte për president në vitin 2020. Ndërkaq, mbani shënime për të parë sa do të realizohet profecia e Gencit, pasi siç duket, erëra të reja do të fryjnë në politikë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat