Një murale për Meghan Markle shfaqet në Londër: ‘Një amerikane s’mund të martohet me princin Harry’

Mediale Vip

Një murale për Meghan Markle shfaqet në Londër: ‘Një amerikane s’mund të martohet me princin Harry’

Më: 21 nëntor 2016 Në ora: 20:56
Meghan Markle

Pavarësisht famës ndërkombëtare në Los Angeles, aktorja amerikane Meghan Markle, e dashura e Princit Harry duket se nuk është e mirëpritur nga britanikët.

Një pikturë murale e shfaqur në veri të Londrës, në murin e një salloni bukurie në Higbury dhe Islington, e shpjegon përse.

E dashura 35-vjeçare e princit Harry është pikturuar nga artisti i rrugës Pegasus në mesin e dy rojeve të Buckingham Palace, e veshur me flamurin amerikan, një simbol i vendit të saj, dhe një kurorë që i përkiste princeshë Dianës.

Përmes kësaj muraleje, Pegasus ka dashur të thotë se Meghan mund të arrijë atje ku ishte Diana, por origjina e tyre e pakthyeshme është e ankoruar jashtë shtetit.

“Unë jam i hipnotizuar nga familja mbretërore. Kur dëgjova lajmin e lidhjes së Meghan Markle me Princin Harry nuk mund ta besoja. Në qoftëse ata martohen ajo do të jetë princesha e parë amerikane në historinë e kurorës angleze,” ka thënë artisti Pegasus për Evening Standard.

Megjithatë javën e kaluar, kunata e Meghan, Kate shprehu mbështetjen e saj për historinë e dashurisë së aktores amerikane me princin Harry.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat