Viola Spiro flet për herë të parë për të dashurin “misterioz”

Mediale Vip

Viola Spiro flet për herë të parë për të dashurin “misterioz”

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 15:30
Viola Spiro

E gjendur shpesh mes komenteve dhe “sulmeve” në rrjetet sociale, Viola Spiro, moderatorja e njohur, është gjendur shpesh në vështirësi. Lidhjen e saj të dashurisë, të cilën e ka bërë publike prej disa kohësh, ajo nuk do që ta përflasë në media edhe për shkak sepse partneri i saj nuk është person publik.

E ftuar këtë pasdite në programin e Rudina Magjistarit, së bashku me motrën e saj, Petrula, Viola rrëfeu se nuk ka dëshirë që ta bëjë edhe të dashurin pjesë të showbiz-it: “I dashuri nuk është personazh publik. Duke qenë se komentet për mua, si personazh publik, kanë qenë më agresive, nuk do të doja që këtë presion ta ndiente edhe ai. Unë e vuaj vetë faktin e të qenit personazh publik, ndaj nuk dua që ta vuajë edhe ai këtë pjesë…” – tha Viola, ndërsa shtoi se ata të dy frekuentojnë shpesh të njëjtat ambiente në Tiranë, ndaj njerëzit e njohin, tashmë nuk është i panjohur. Sa për fotot në profilet sociale, ajo ka zgjedhur të mos ia tregojë fytyrën për arsyet e lartpërmendura.

Megjithatë, ka edhe këtu një problem tjetër. E ndeshur shpesh me komente negative apo edhe profile false që flasin në emër të saj, për Violën ndonjëherë janë bërë edhe shqetësuese. E pyetur nga Rudina ?’mesazh ka për të dhënë për këto komente, ajo tha: “U them të gjithë atyre njerëzve që komentojnë apo që hapin profile false, të bëjnë një gjë më të mirë e më me vlerë në jetën e tyre se sa të merren me mua…. Nuk është se më prishin ditën ato komente, por do ishte më mirë të bënin di?ka me vlerë në jetë."

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat