Shannen Doherty e frikësuar nga kanceri

Mediale Vip

Shannen Doherty e frikësuar nga kanceri

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 13:27
Aktorja Shannen Doherty

Aktorja Shannen Doherty, e njohur ndryshe si brenda e “Beverly Hills 90210”, vijon betejën e saj kundër tumorit në gji dhe publikon vazhdimisht në Instagram momentet më të rëndësishme të kurave të cilave iu nënshtrohet.

Në postimin e fundit, i cili përkon me ditën e parë të radioterapisë, pranon se ka frikë.

“Kam fytyrën e atij që po mendon të arratiset larg, dhe nuk ka asgjë më reale se kaq. Kjo është dita ime e parë e radioterapisë dhe kam frikë. Më frikëson lazeri dhe ajo makina përreth. Jam edhe e bindur se me kalimin e kohës do mësohem, por tani e urrej”, shkruan aktorja e cila duket pa flokë dhe e lodhur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat