Gruaja e Ilir Metës tregon se çfarë e mban gjallë romancën e tyre

Mediale Vip

Gruaja e Ilir Metës tregon se çfarë e mban gjallë romancën e tyre

Më: 3 dhjetor 2016 Në ora: 23:52
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi

Në emisionin Thumb ka qenë e ftuar deputetja dhe bashkëshortja e kreut të kuvendit Monika Kryemadhi. Gruaja e Ilir Metës ka treguar për mënyrën se si ka rënë në peshë.

“Bëra një dietë spitalore dhe eliminova brumërat. Gjatë kohës që Iliri u dobësua unë u dyfishova. Shkuam në një rast ngushëllimi dhe unë isha veshur me të zeza për t’u dukur më e dobët. Gjithmonë më merrnin në telefon dhe më thoshin ke dalë shumë mirë sot. Ndërkohë që atë ditë më thanë e tmerrshme je bërë më e gjerë se Ilir Meta. Më dhimbte shpirti u bëra shumë keq dhe fillova menjëherë dietën”, ka treguar ajo.

Ajo, po ashtu, ka rrëfyer për jetën e saj profesionale dhe personale. Monika ka treguar se ka 22 vjet martuar me Metën dhe se romancën e pasionin midis tyre e mban gjallë puna.

“Ne gjithmonë kemi punuar bashkë dhe kemi kaluar shumë sfida së bashku, puna, vështirësitë, sfidat na kanë bërë ne më të fortë dhe më të lidhur me njëri-tjetrin. Kjo është ndër arsyet që pasioni midis nesh ekziston ende”, ka rrëfyer deputetja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat