Patris Berisha thotë “Të dua” publikisht: Ja mesazhi unik për Tunën

Mediale Vip

Patris Berisha thotë “Të dua” publikisht: Ja mesazhi unik për Tunën

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 19:50
Tuna

Pak orë para se Tuna të ngjitet në skenën magjike me këngën “Duam”, publikisht e ka uruar edhe partneri i saj, Patrisi, nëpërmjet një mesazhi shumë emocionues në profilin e tij në Facebook. Tani që lidhja e tyre është bërë publike, Patrisi, njëlloj si edhe Tuna, duket mjaft i emocionuar për fëmijën që do të lindë pas disa muajsh.

Sonte, Tuna do të prezantojë këngën e saj “Duam” në Pallatin e Kongreseve, një dedikim për dashurinë e saj, por edhe për fëmijën që pritet të vijë së shpejti në jetë. Në skenë, edhe emocioni i saj do të jetë i madh, meqenëse do të këndojë së bashku me bebin në bark. Duket se po kaq i emocionuar është edhe Patrisi, i cili nuk mund të shkruante në një moment të tillë asnjë mesazh më të bukur se kaq.

Për t’i uruar suksese partneres së tij, vëllai i Robert Berishës, shkruan:

“Zemër! Sonte "DUAM" do të ndjehet brenda trupit tim, tëndit dhe bebushit tonë, në shtratin e barkut tënd, më fuqishëm se kurrë!

Të DUA! Toi, toi ,toi??

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat