Vdes aktorja e njohur e ”Emmerdale”

Mediale Vip

Vdes aktorja e njohur e ”Emmerdale”

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 07:24
Coral Atkins

Aktorja e njohur Coral Atkins, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Atkins, e cila njihet më së shumti për rolin e saj në ‘’Emmerdale’’ vdiq pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit.

Lajmin për vdekjen e Coral Atkins, e konfirmoi djali i saj Harry, i cili tha se ‘’Ajo ishte krejtësisht e patrembur derisa ajo përballej me ditët e fundit të saj’’

Sipas Harry, aktorja e njohur Coral, tha dhe disa fjalë të fundit  në prag të vdekjes së saj.

‘’Nuk ka tragjedi kur një grua 80 vjeçare vdes’’, ishte shprehur ajo, përcjellë Klan Kosova.

Aktorja Coral Atkins, ishte e njohur dhe për rolet e saj të Ruth Jamesn në vitin 1993 e poashtu ishte pjesë e ‘’Dixon of Dock Green’’, ‘’The Avengers’’ dhe në ‘’ Coronation Stret’’.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat