West e humbet një mik për shkaku të Trump

Mediale Vip

West e humbet një mik për shkaku të Trump

Më: 15 dhjetor 2016 Në ora: 20:48
Donald Trump, Kanye West dhe John Legend

Miqësia mes John Legend dhe Kanye West mund të jetë në rrezik pas sjelljeve të fundit të reperit West.

Legend e ka kritikuar West se ky i fundit është takuar me presidentin e ri të zgjedhur, Donald Trump.

Madje ai e ka cilësuar se reperi e ka bërë këtë takim vetëm për më shumë publicitet.

“Unë jam shumë i zhgënjyer me Kanye që ka thënë se ai do të votonte për Trump, unë mendoj se Trump ka qenë i ashpër. Unë poashtu mendoj se ai ka premtuar gjëra që do të preknin shumë njerëz dhe nëse Kanye e mbështet këtë, është dëshpëruese”, ka thënë ai.

Në ndërkohë, 39 vjeçari, West ka thënë se ai është takuar me presidentin e ri të zgjedhur të Amerikës për të diskutuar disa çështje që lidhen me kulturën, duke përshirë këtu edhe dhunën me armë që ndodhë në Çikago.

“Mendoj se është e rëndësishme që të komunikohet me president e ri, nëse ne duam vërtetë ndryshim”, kishte deklaruar West në rrjete sociale pas takimit.

Legend dhe West janë miq që më shumë që 12 vjet, kur West ka luajtur një rol instrumental për të ndihmuar karrierën e Legend në vitin 2004, me albumin e tij debututes “Get Lifted”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat