Flet Mozzik: Kam qarë gjatë realizimit të këngës “Kanceri”

Mediale Vip

Flet Mozzik: Kam qarë gjatë realizimit të këngës “Kanceri”

Më: 17 dhjetor 2016 Në ora: 10:20
Mozzik

Reperi i njohur Mozzik ka qenë i ftuar mbrëmë (e premte) në emisionin “Top Show Magazine”.

I riu është përgjigjur në shumë pyetje që iu adresuan për karrierën e tij, teksa një nga pyetjet lidhur me këngën e tij “Kanceri”, ai është shprehur:

“Kënga për ‘Kancerin’ erdhi si ide, pasi isha në Facebook dhe po shikoja vazhdimisht postera që kërkonin ndihmë për shërim. Realisht u preka, sepse fillova të mendoj si mund të ndjehet një vajzë ose një djalë, një babë ose një nënë e prekur nga kanceri, e cila është bërë sëmundja e shekullit”.

Më tej, ai tregon se gjatë realzimit të këngës në studio është përballur me peripeti të ndryshme, përderisa kënga emocionuese e ka bërë edhe për të qarë:

“E kam bërë këngën edhe të them të drejten gjithë studio kemi qenë në depresion sepse është një temë paksa më emocionale, deri sa e kanë lëshuar tekstin ndoshta edhe kam qajt, shumica e njerëzve nuk kanë mundur të qëndrojnë në studio të inçizimit”, përfundon reperi i njohur. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat